Transmetuar më 17-08-2017, 13:53

Shkatërrohet banda e grabitësve në Itali, ndërsa në pranga kanë rënë 5 shqiptarë.

Mediat italiane shkruan se shqiptarët që vepronin në zonën e "Sesto San Giovanni" në Milano, kishin si objektiv vila dhe banesa të pronarëve që ishin me pushime.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e njërit prej të arrestuarve është gjetur një pistoletë dhe 37 plumba, që ishin vjedhur gjatë një grabitje të kryer në muajit e fundit në provincën e Bergamos.

Shumica e grabitjeve janë verifikuar në provincën e Lombardisë dhe Piemontes. Shqiptarët lëviznin me një makinë luksoze tip “Mercedes” e vjedhur në Zvicër.

Ndaj 4 shqiptarëve të arrestuar është lëshuar urdhëri i menjëhershëm i arrestimit me burg, ndërsa ndaj shqiptarit të pestë, vazhdojnë hetimet ne gjëndje të lirë./b.l/noa.al/