Transmetuar më 17-08-2017, 13:17

Ata u bënë miq të ngushtë pasi shkëlqyen si protagonistë në filmin legjendar “Titanic” të vitit 1997.

Kate Winslet me Leonardo DiCaprio kanë vërtetuar se miqësia e tyre është po aq e fortë edhe 20 vite më vonë, ndërkohë që u panë duke shijuar së bashku pushime në Francë.

Dy yjet e romancës ikonike, që luajtën rolet e dy të dashuruarve Rose dhe Jack, u ribashkuan së fundmi në Saint Tropez kur 41 vjeçarja Kate iu bashkua 42 vjeçarit për ta mbështetur në një gala për fondacionin ambjentalist të Leonardos.

Ata jo vetëm pozuan për foto në eventin në jug të Francës, por gjithashtu kaluan pak kohë vetëm në vilën luksoze të DiCaprio.

Kate, 41 vjeçe tashmë, mama e tre fëmijëve, kishte veshur rroba banje ngjyrë salmoni dhe një veshje të sipërme të tejdukshme ngjyrë të bardhë, ndërsa Leo, në stilin e tij të përhershëm, një palë pantallona të shkurtra noti të ulura mjaftueshëm për të marrë sa më shumë rreze. /b.l/noa.al/