Transmetuar më 17-08-2017, 13:13

Policia e Durrësit del me deklaratë lidhur me helmimin e tre punonjësve të portit.

Bëhet me dije se rreth orës 10:50, pranë hyrjes nr.4 të portit, tre punonjës të sigurisë nuk janë ndier mirë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet nëse ka patur rrjedhje gazi gjatë furnizimit të një karburanti, i cili ndodhet në afërsi të hyrjes nr.4.

Punonjësit që nuk janë ndier mirë janë B.H., 53 vjeç, F.D., 20 vjeç dhe S.H., 37 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e ekspertëve po kontrollohet dhe verifikohet i gjithë territori përreth.

Aktualisht në vendngjarje ndodhen uniformat blu dhe ekspertë të fushës, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

Rrjedhje gazi në portin e Durrësit, 3 punonjës përfundojnë në spital