Transmetuar më 17-08-2017, 12:41

Dy vëllezër kanosin me armë zjarri dhe godasin me qytën e pistoletës një person, duke qëlluar dhe me armë zjarri.

Dashamir Lucaj, 37 vjeç, banues në Tale 2 të Lezhës, u arrestua nga policia mbrëmjen e djeshme.

Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë, vëllai i tij D. L., 36 vjeç.

Dy vëllezërit në bashkëpunim me njëri- tjetrin, mbrëmjen e së mërkurës, kanë kanosur si dhe goditur me qytën e një armë zjarri pistoletë në kokë, shtetasin M.L., 26 vjeç, banues në Tale 2, ku arma ka bërë shkrepje në ajër.

Të dyshuarit akuzohen për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kanosje”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Dëmtime të tjera me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Për të hedhur dritë mbi shkaqet e ngjarjes, policia vijon ende hetimet. /a.y/noa.al