Transmetuar më 17-08-2017, 12:28

Një person në Berat është kapur mat nga policia, duke u parandaluar një zjarrvënie e qëllimshme.

Asqeri Pashallari 42 vjeç, banues në Berat, u vu në prangat e policisë gjatë ditës së djeshme.

Arrestimi i tij u bë pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë duke tentuar t’i vërë zjarr pyllit me pisha në lagjen “Kala”.

Gjatë kontrollit personal iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy thika, një çakmak, një lupë zmadhuese, dhe disa sende të tjera.

Ndaj të dyshuarit materialet i’u referuan Prokurorisë së Beratit për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”. /a.y/noa.al