Transmetuar më 17-08-2017, 12:17

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Shijak, ku disa dasmorë janë paraqitur në spitalin e Durrësit me shenja helmimi.

Ngjarja është shënuar dy ditë më parë gjatë një dasme të mbajtur në Shijak në pronësi të shtetasit Dh.K, 57 vjeç, por lajmi është mësuar vetëm sot.

Sipas informacioneve të para flitet për një shifër gati 50 dasmorë, shumica kanë marrë shërbimin e duhur mjekësor dhe janë larguar, ndërsa disa janë shtruar në spital.

Zyrtarisht policia e Durrësit flet për 6 persona të helmuar, kryesisht:  E.J, E.J, Dh.J, T.J, Q.K e B.C, 55 vjeç, 32, 42, 49,  57, 43, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. 

Specialistë të Institutit të Shëndetit Publik kanë shkuar në lokalin ku është mbajtur dasma për të sekuestruar kampionë të ushqimit si dhe po hetohet mbi higjienën e këtij lokali./b.l/noa.al/