Transmetuar më 17-08-2017, 12:14

Një rrjedhje e dyshuar gazi në portin e Durrësit ka bërë që tre punonjës të përfundojnë në spital.

Te hyrja e katërt e portit, te Ura e Daljanit, dyshohet se ka patur rrjedhje gazi, ku si pasojë tre punonjës kanë paraqitur probleme shëndetësore për shkak të ajrit të rënduar dhe janë dërguar në spital.

Policia thotë se nuk është përcaktuar ende saktësisht, nëse ka rrjedhje gazi apo jo, pasi aty ka depozita nafte.

Megjithatë në vendngjarje ndodhet policia, inspektorë të mjedisit, ekspertë dhe punonjës të prefekturës për të përcaktuar se çfarë e ka shkaktuar këtë situatë.

Mësohet se tre punonjësit ndodhen jashtë rrezikut. /a.y/noa.al