Transmetuar më 17-08-2017, 11:17

Një sherr i nisur mes disa personave në periferi të Tiranës, ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri dhe një të plagosur.

Gjithçka ka ndodhur rreth orës 10:35 të ditës së sotme, tek Ura e Babrrusë.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se janë konfliktuar me sende të forta disa persona.

Për pasojë është dëmtuar shtetasi A.G., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht dyshohet të ketë patur dhe të shtëna me armë zjarri, në ajër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për kapjen e autorit të identifikuar dhe zbulimin e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

Foto ilustruese