Transmetuar më 17-08-2017, 11:04

I vihet zjarri makinës së një biznesmeni vlonjat, gjatë kohës që ishte e parkuar. Gjithçka ndodhi rreth orës 02:55 të natës së lënë pas, ende pa zbardhur e enjtja.

Më konkretisht mjeti i parkuar në lagjen “’Uji i Ftohtë”, u pikas në flakë nga banorë të zonës të cilët lajmëruan policinë.

Uniformat blu shkuan në vendin e ngjarjes, ku nga verifikimi paraprak i kryer prej tyre ka rezultuar se ka qenë duke u djegur mjeti tip “Audi”, në pronësi të shtetasit A.Rr., pronar i një shoqërie autobusësh.

Mjeti ka qenë i parkuar, dhe është djegur në pjesën e përparme të motorit.

Nga hetimet e policisë rezulton se mjetit i është shkaktuar zjarrvënie e qëllimshme nga persona ende të paidentifikuar.

Aktualisht vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për zbulimin, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /a.y/noa.al

Foto ilustruese