Transmetuar më 17-08-2017, 10:34

Është e veshur me mister vdekja e një djali 18-vjeçar, në një qendër rehabilitimi për varësinë nga interneti.

I riu ishte dërguar nga prindërit në një prej kampeve ushtarake për rehabilitim, në Kinë.

Në 3 gusht, ai u shtrua në spital ku dhe gjeti vdekjen. Autopsia zbuloi se në trupin e tij kishte më shumë se 20 dëmtime të jashtme dhe të brendshme.

“Trupi i tim biri ishte komplet i mbuluar nga shenjat që nga koka tek këmbët. E dërgova djalin në qendër fizikisht mirë, por pak orë më vonë vdiq”, tregoi nëna për mediat vendase.

Gruaja tha se i biri kishte zhvilluar një varësi të madhe nga interneti dhe se ajo dhe i shoqi nuk ishin në gjendje që ta ndihmonin, shkruan noa.al.

Ndërkohë policia arrestoi drejtorin e qendrës dhe disa anëtarë të stafit, pasi dyshohet se përdornin dhunë gjatë kurimit. /a.y/noa.al