Transmetuar më 17-08-2017, 09:57

Një ekip studiuesish amerikan të ‘O’Donnell Brain Institute’ në Dallas në Universitetin e California (Irvine), ka zbuluar se ngrënia në orët e vona të natës, mund të shtojë rrezikun e prekjes nga kanceri i lëkurës.

Studiuesit të drejtuar nga Joseph S. Takahashi, drejtor i departamentit të Neuroshkencave pranë Institutit Southëestern Medical Center, arritën në këtë përfundim pasi bënë një sërë eksperimentesh tek minjtë.  

Minjtë normalisht ushqehen gjatë darkës dhe natës, por studiuesit i detyruan që të hanë edhe ditën.

Nga analizat rezultoi se tek minjtë ndodhi një anomali e enzimës Xeroderma pigmentosum e grupit A (XPA), e cila riparon dëmet e lëkurës të shkaktuara nga rrezet ultravjollcë.

Takahashi dhe kolegët e tij pretendojnë se ndryshimi i kohës së ushqyerjes, mund të ndikojë në shprehitë gjenetike të dhjetë geneve të ndryshme të lidhura me lëkurën.

“Nëse keni një program ushqyerje anormal, kjo gjë mund të shkaktojë spostim të orës së lëkurës, duke shkaktuar kancer”, tha Takahashi. /a.y/noa.al