Transmetuar më 17-08-2017, 09:24

Vera është periudha e martesave por ceremonia më luksoze e vitit 2017, është ajo e manjatit rus Aleksey Shapovaloc, i cili u martua me modelen tërheqëse Ksenia Tsaritsina.

Festa u mbajt në Rublevka, zonë perëndimore e Moskës dhe karakterizohej nga luksi i shfrenuar dhe bukuria e nuses.

Ajo që tërhoqi më shumë se çdo gjë tjetër vëmendjen, ishte unaza e modeles me një vlerë prej thuajse 7 milionë euro.

Për ditën e madhe nusja veshi dy fustane të mbuluar me diamante, ndërkohë që torta ishte plot tetë kate, shkruan noa.al.

Për të kompletuar ceremoninë e martesës, çifti u ofroi mysafirëve pjesë të ndryshme muzikore të luajtura nga grupet e tyre të preferuara.

Mes këngëtarëve që kënduan ishte Polina Gagarina, artistja e cila u rendit e dyta në Eurovision Song Contest 2015. Çifti pasanik jeton mes Rusisë dhe Dubait. /a.y/noa.al