Transmetuar më 17-08-2017, 08:42
Publicitet

Kryeministri Edi Rama vijon promovimin e turizmit në vendin tonë, ashtu siç ka bërë gjatë gjithë verës.

Duke publikuar një video në profilin e saj në Facebook, shihet përjetimi dhe mbresat e një çifti turistësh anglez.

Ai thotë se turistët e përkufizojnë bukurinë e vendit tonë me thjeshtësi.

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë përshkrim të bukur të Shqipërisë, sjellë drejtpërdrejt e me thjeshtësi nga përjetimi i këtij çifti anglez turistësh”, shkruan Rama.

Gjatë gjithë verës, kreu i qeverisë ka promovuar zona të ndryshme të Shqipërisë nëpërmjet fotografive dhe videove në rrjetet sociale. /a.y/noa.al 

Loading...