Transmetuar më 17-08-2017, 08:00

Vogëlushja erdhi në jetë gjatë së martës, por tashmë mësohet edhe emri i saj. Vajza e këngëtares Leonora Poloska do të quhet Andora, njëlloj si emri i një qyteti të vogël italian.

Leonora Poloska gjatë gjithë shtatzënisë u tërhoq nga jeta artistike.

Ka qenë bashkëshorti i saj, kompozitori Andin Randobrava, ai i cili ka publikuar një fotografi të Leonorës dhe të së voglës.

“Gruaja jem e dashur Faleminderit që na e linde këtë Princeshë. Mirë se erdhe çika babit zemra jeme, ma e mira në botë”, ka shkruar Randobrava.

Nga ajo që kuptohet është se emri Andora del bashkim i emrave Andin dhe Leonora, And nga Andin dhe Ora nga Leonora. /a.y/noa.al