Transmetuar më 17-08-2017, 07:55

Lënia e një mesazhi në shishe në det mund të jetë një veprim romantik. Kështu Craig Sullivan, një burrë i ve skocez, vendosi të hidhte 2000 shishe me mesazh në detin e Swansea, duke shpresuar se do të gjente sërish shpirtin e tij binjak.

Një veprim i frymëzuar nga filma dhe libra të ndryshëm, por që përfundoi me inatosjen e ambientalistëve, pasi shishet pushtuan bregun e detit.

Një grua me emrin Rhossili Bay i shkroi Sullivan, jo për t’iu propozuar si partnere, por për t’u ankuar për ndotjen.

Gruaja thoshte se përveç ndotjes së plazhit, shishet mund të thuhen dhe të kthehen në një rrezik të vërtetë për ata që shëtisin buzë detit.

Ndërsa gruaja i’u drejtua vetë Sullivan, të tjerë vendosën të bënin denoncim në Scottish Environment Protection Agency, agjenci skoceze që merret me mbrojtjen e ambientit.

Denoncimi bëri që burri, t’i jepte fund kërkimit të shpirtit binjak duke përdorur këtë mënyrë, edhe prej faktit se eksperimenti i tij i dha frytet, shkruan noa.al.

Burri tregoi se ishte kontaktuar nga disa gra, ndërsa Sullivan tha për “Telegraph” se i vinte keq për reagimin pas gjetjes së shisheve.

“Më vjen keq për reagimet negative ndaj qëllimeve të mia, nuk e mendoja se do shkaktohej një gjë e tillë. Është pak e trishtueshme, por pavarësisht kësaj nuk e kam humbur optimizmin dhe dëshirën për të takuar dikë që do plotësojë jetën time”, tha ai. /a.y/noa.al