Transmetuar më 16-08-2017, 18:47

Madison Gulliver vetëm 7 vjeçe ishte me pushime në Egjipt kur babai i saj Martin e lejoi që të bënte një tatuazh të përkohshëm me këna në krah.

Por pas pak kohësh filloi që të kishte djegie dhe dhimbje të mëdha. Ajo shkoi menjëherë në spital për të mjekuar plagët dhe flluskat e krijuara në vendin ku ishte bërë tatuazhi.

Tatuazhet me këna të zezë përmbanin nivele të lartë të lëndëve toksike në bojë, të quajtur paraphenilenediamine (PPD), që janë të paligjshme për tu përdorur në lëkurë.

Kjo lëndë toksike është e rrezikshme pasi përveç dhimbjes dhe plagëve të mundshme si reagim nga tatuazhi me këna ekziston rreziku për tu bërë i ndjeshëm ndaj PPD-së.

Kjo do të thotë se nëse në të ardhmen do jeni përsëri në kontak me këtë PPD mund të keni një reagim alergjik shumë serioz që mund të çojë deri në vdekje.