Transmetuar më 16-08-2017, 18:33

Kjo është një prej atyre historive të denja për faqet e librave të përrallave.

Djali takon një vajzë në një kafene, ai bie në dashuri me të dhe në fund mëson se ajo është një princeshë në të vërtetë.

Sot, Dennis Muhammad Abdullah, një futbollist nga Holanda është martuar me Princeshën Tunku Tun Aminah Sultan Ibrahim, vajzën e vetme të Sulltanit të Johor, Malajzi.

28-vjeçari Dennis u takua me princeshën 31-vjeçare në një kafene, ku ai punonte si menaxher marketingu për një ekip futbolli të Singaporit.

Rreth 3 vjet më vonë, pasi ai u kthye në mysliman dhe hoqi dorë nga emri i krishterë (Dennis Verbaas), ai u martua me princeshën në një ceremoni tradicionale të mrekullueshme.