Transmetuar më 16-08-2017, 18:02

E kush tha që shiu ua prish pushimet njerëzve? Të paktën kjo gjë nuk ka ndodhur me Turin dhe Orindën gjatë muajit të tyre të mjaltit.

Moderatori i njohur ka publikuar një foto në Instastory ku shfaqet shumë i gëzuar së bashku me Orindën pasi muaji i tyre i mjaltit u “bekua” edhe nga shiu. 

“Pak freskë, pak vapë, pak shi, pak diell”, shkruan Turi në foto ku shihen të dy së bashku të veshur me mushama. Që muaji i mjaltit i Orindës dhe Turit do ishte shumë perfekt këtë e dinim, por jo dhe kaq.

Duke nisur që nga kohëzgjatja, plot 25 ditë, për të vazhduar më tej me destinacionet: Amsterdam, Tajlandë dhe më pas Turqi, por ajo që e ka bërë edhe më perfekte është dhe moti, pak nga çdo stinë.

Deri sa çifti të kthehet në Tiranë përgatituni mirë se çfarë nuk do shihni… dhe Turi e Orinda shumë “mizor” që nuk hezitojnë të na i tregojnë.