Transmetuar më 16-08-2017, 17:27

Zëvendësministri i Jashtëm, Halil Hyseni ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen nga kjo detyrë.

Hyseni, i cili vinte nga radhët e PDIU, ishte emëruar si zëvendës/ministër në tetor të vitit 2015, duke zëvendësuar në këtë detyrë Alqi Pulon e PBDNJ-së.

Kërkesa për lirimin nga detyra i është drejtuar kryeministrit Rama.

Në kërkesën për dorëheqje Hyseni argumenton se “emërimi im është bërë në kontekst politik dhe situata aktuale e pamundëson vijimin e detyrës”.

Gjithashtu po sot u njoftua se ditën e nesërme pritet të japin dorëheqjen të gjithë ministrat teknikë të PD, pas lidhjes së marrëveshjes së 18 majit mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Ndërkohë siç u theksua më herët, kompetencat pas dorëheqjes së ministrave teknikë do i kalojnë zv.ministrave. /b.l/noa.al/