Transmetuar më 16-08-2017, 14:50

Një dietologe australiane ka bërë të ditur mënyrën më të mirë për të mbajtur stomakun të lumtur gjatë pushimeve.

Rebecca Gaëthorne thotë se ngrënia e një fruti specifik ndihmon lëvizjen e zorrëve dhe e bën të lehtë barkun tuaj.

“Përzierja e fibrave, sheqerit natyral tek dardhët, sorbitoli dhe fruktoza, të ndihmojnë të mbash të shëndetshëm sistemin tretës dhe parandalon kapsllëkun”, thotë ajo, shkruan tch.

Dietologia thotë se ajo ndihmon gjithashtu në përthithjen e nutrientëve përmes ushqimit dhe ndërton imunitetin tend. 

Dardhat janë një nga frutat me sasinë më të madhe të fibrave dhe kur uleni në kolltukun e një avioni për një kohë të gjatë duke ndarë me të tjerët mikrobet, zorra juaj do tju jetë mirënjohëse.