Transmetuar më 16-08-2017, 14:03

Një tjetër objektiv i humbur që detyron Luciano Spallettin të bëjë llogaritë mirë për lojtarët që ka në dispozicion, vetëm 2 javë nga mbyllja zyrtare e merkatos.

Trajneri i Inter i kishte kërkuar drejtuesve të klubit t’i blinin një mesfushor krahu që të alternohej me Antonio Candreva.

Lojtari me karakteristikat e duhura ishte identifikuar fillimisht Karamoh, ndërsa më pas tek Emre Mor, të dy lojtarë që nuk u arritën të merreshin.

Për këtë të fundit lajmi është zyrtarizuar nga drejtori sportiv i Dortmund Michael Zorc: “Do stërvitet me ne, është një lojtar i joni. Tratativa me Interin aktualisht ka dështuar”.

 Sportmediaset bën me dije se negociata është vënë në rrezik për shkak të komisioneve të larta që kanë pretenduar agjentët e lojtarit.