Transmetuar më 16-08-2017, 13:59

Një tabelë e vendosur në një hotel në alpet e Zvicrës ka ngjallur polemika të shumta.

“Klientët tanë hebrenj, burra, gra dhe fëmijë, janë të lutur të bëjnë dush para se të hyjnë në pishinë, ndryshe do jemi të detyruar t’iu përzëmë prej saj”.

Është ky lajmërimi i drejtuesve të hotel Aparthaus Paradies, i cili gjendet në Arosa, të alpeve zvicerane.

Ndërkohë në frigorifer lexohet, “klientët tanë hebrenj kanë akses në frigorifer vetëm nga ora 10-1.00 dhe nga 16.30-17.30. Shpresojmë që të kuptoni se personeli ynë nuk mund të shqetësohet pa pushim”.

Pas këtij rasti z.vministri i Jashtëm i Izraelit, Tzipi Hotovely, kërkoi ndjesë zyrtare për këtë veprim duke e cilësuar si më të keqin e mundshëm, shkruan noa.al.

Drejtoresha e hotelit, tha se “Kemi shumë klientë hebrenj dhe kemi vënë re se shumë prej tyre lahen në pishinë pa bërë dush më parë. Klientë të tjerë kërkuam të merrnim masa, ndaj reaguam, ndonëse do kishte qenë më mirë që paralajmërimi të ishte i përgjithshëm për gjithë klientët”. /a.y/noa.al