Transmetuar më 16-08-2017, 13:48

Një studente qe kishte humbur në botën e egër të Alabamas, u gjete gjallë pas një muaji.

Lisa Theris, 25 vjeçe, tha se kishte mbijetuar duke ngrënë manaferra dhe kërpudha të egra, ndërkohë që kishte humbur në një sipërfaqe prej mijëra hektarësh pyll, duke u endur për ditë të tëra në Midland të Alabamas.

Deri në momentin që u gjet, Theris kishte humbur disa kilogram dhe trupi i saj ishte mbuluar me plagë të gërvishtura dhe kafshime insektesh.

Fatmirësisht studentja iu bashkua familjes së saj pasi kishte mundur që të dilte në rrugën Highway 82  dhe u pikas nga një shofer mëngjesin e së shtunës.

Lisa Theris rezultonte e zhdukur që prej 23 korrikut dhe policia zbuloi se ajo ishte dërguar atje nga dy meshkuj që nuk i njihte.