Transmetuar më 16-08-2017, 13:44

Të vdekurit me të vdekurit, të gjallët me të gjallët… por sa e vështirë është të vihet në zbatim kjo frazë.

Jeta vazhdon edhe pas ikjes së të dashurve tanë dhe babai i këngëtarit Alban Skënderaj, shkrimtari Qerim Skënderaj, po mundohet të ecë përpara, pas vdekjes së të shoqes Afërdita.

Përmes disa vargjeve dhe një fotografie nga rinia e tyre në det, ai publikon disa vargje prekëse.

Ndërsa Albani dhe tre vëllezërit e tjerë mundohen të ecin përpara me kujtimin e nënës me vete, i mbetur i ve, shkrimtari Qerim Skënderaj e ka të vështirë që të pranojë humbjen e bashkëshortes.

AKULLNAJË

Dje, vendosa dhe shkova në plazh,

Rëra akull, deti ngjyrë gri.

S’mund të shquaja dot asnjë imazh,

Akullnajë…, se mungoje Ti. /a.y/noa.al

Pak ditë më parë humbi të shoqen, babai i Alban Skënderaj thur vargje nga më prekëset

Ditë zie për Alban Skënderaj, humb njeriun më të shtrenjtë