Transmetuar më 16-08-2017, 13:31

Një burrë i moshuar është vënë nën hetim, pasi dyshohet se ka vendosur gozhdë të vogla në sediljen e një autobusi në mënyrë që personat që do uleshin pranë tij të lëndohesh.

Protagonist i kësaj ngjarje është një 60-vjeçar nga Singapori, i cili u identifikua nga policia dhe u vu nën hetim, në sajë të kamerave të autobusit.

Prania e gozhdëve u vu re nga pasagjerët në fund të muajit korrik, duke këshilluar të tjerët që të kenë kujdes kur të uleshin.

Ishte një grua ajo e cila publikoi fotografitë në Facebook, në mënyrë që të lajmëronte qytetarët e tjerë për kujdes.

Burri rrezikon dy vite burg pas veprimit të tij, ndërsa argumentoi se e bëri gjithçka pasi nuk donte që persona të tjerë t’i uleshin pranë. /a.y/noa.al