Transmetuar më 16-08-2017, 13:31

Një grua në Këln të Gjermanisë humbi të dyja këmbët dhe një dorë pasi u pickua nga një insekt, ndërkohë që ishte duke nxjerrë plehrat jashtë.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në mes të muajit mars, por sipas "Rusia Todey" lajmi është bërë i ditur vetëm këtë javë.

43 vjeçarja Sonja Kujas sapo kishte nisur ditën e punës në një kompani ku punonte si pastruese, kur u pickua në krah nga një insekt.

"Dallova menjëherë një gungë. Më pas nisa të kisha marrje mendsh, ftohtë dhe dhimbje. Koleget e mia morën menjëherë ambulancën", tha Kujas.

Pas një ekzaminimi, mjekët e çuan atë në shtëpi. Megjithatë gjendja e saj vijoi të përkeqësohej dhe gruaja u dërgua sërish në spital.

Pickimi i insektit çoi në infeksion të rëndë (sepsis), një formë e helmimit të gjakut. Bashkëshorti i saj Andy rrëfeu se vetëm duke e parë, e dalloje që gjymtyrët e saj po vdisnin, po bëheshin të zeza.

Në fund, jeta u gruas u shpëtua por asaj iu prenë të dyja këmbët dhe dora e majtë. /b.l/noa.al/