Transmetuar më 16-08-2017, 12:16

Chris Brown është rrëfyer plotësisht mbi natën famëkeqe kur rrahu brutalisht ish të dashurën e tij Rihanna në vitin 2009.

Artisti 28 vjeçar tregoi gjithçka në një video të shkëputur nga dokumentari i tij “Chris Brown: Welcome To My Life”.

Ai shpjegoi se gjithçka mori për keq në momentin kur ai i rrëfeu bukuroshes nga Barbadosi se e kishte tradhëtuar me një femër tjetër.

“Ajo më urrente. Pas kësaj provova gjithçka. Nuk i interesonte, thjesht nuk më besonte më pas kësaj. Pastaj vetëm ziheshim, dhunoheshim. Nga të dyja palët.

Është hera e parë që mund të them diçka. Ende e dua Rihanna-n, por do të jem i sinqertë. Ne ziheshim, ajo më gjuante, unë e gjuaja, por nuk ishte kurrë e pranueshme. Kishte gjithmonë një pikë kur i thonim njëri tjetrit: Çfarë po bëjmë?" .

Chris rrëfeu se i kishte thënë “asaj” që të mos frekuentonte vendet që shkonte ai dhe Rihanna, por kjo e fundit nuk ishte bindur. Madje atë natë, “ajo” kishte shkuar në tavolinën ku ishin ulur ata të ku i kishte rrëfyer gjithçka.

Edhe pse këngëtari 28- vjeçar ishte përpjekur të përmbahej, vajza nga Barbadosi kishte shpërthyer në lot.

Më pas e gjithë skena ishte zhvilluar në një Lamborghini, ku këngëtari ishte përpjekur t’i tregonte Rihannas se nuk e dinte që edhe “ajo” do të ishte aty.

Në ato momente, siç rrëfen Brown në dokumentarin e tij, Rihanna ia hedh celularin, dhe nis t’u thotë që e urrente. E më pas e gjithë kjo përfundon në dhunë fizike. Sipas tij Rihanna e ka goditur e para, por Chris nuk ishte përmbajtur dhe e ka goditur fort me grusht, aq sa kishte çarë buzën. Me fjalë të tjera, një marrëdhënie vërtetë shkatërrimtare. /b.l/noa.al/