Transmetuar më 16-08-2017, 09:25

Duket absurde, por disa karakteristika estetike arrijnë të tregojnë me saktësi detaje rreth nesh. Një studim rus i Higher School of Economics, ka zbuluar se çfarë mund të kuptohet duke parë duart.

Gjendja financiare– Ndonëse për dikë mund të jetë thjesht rastësi, nga studimi rezultoi se gjatësia e gishtit tregues me atë të unazës mund të thotë shumë për gjendjen financiare. Më konkretisht, sa më e vogël të jetë diferenca mes dy gishtave, aq më të mëdha do të jenë të ardhurat.

Përmasat e penisit- Shumë femra mendojnë se meshkujt me këmbët më të gjata janë ata që kanë edhe penisin më të madh. Por për të kuptuar nëse një mashkull e ka organin gjenital të madh, është e nevojshme të krahasoni gishtin tregues me atë të unazës. Nëse gjatësia e tyre është e njëjtë, do të thotë se do mbeteni të kënaqur në shtrat.

Ankthi dhe depresioni- Vuajtja nga ankthi nuk është diçka e thjeshtë, por ka një mënyrë për ta zbuluar nëse gjatë jetës do të haseni me një problem të tillë. Ata që kanë një gisht tregues shumë më të vogël se gishti i unazës, rrezikojnë seriozisht që të preken nga depresioni, shkruan noa.al.

Besnikëria- Ata persona që e kanë gishtin tregues njëlloj sa ai i unazës kanë më shumë mundësi që të jenë besnikë. /a.y/noa.al