Transmetuar më 16-08-2017, 08:44

Këngëtarja e njohur shqiptare Leonora Poloska është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një vajze, gjatë ditës së djeshme.

Ka qenë bashkëshorti i saj, kompozitori Andin Randobrava, ai i cili ka publikuar një fotografi të Leonorës dhe të së voglës.

“Gruaja jem e dashur Faleminderit që na e linde këtë Princeshë. Mirë se erdhe çika babit zemra jeme, ma e mira në botë”, ka shkruar Randobrava.

Prej disa kohësh këngëtarja Leonora Poloska është tërhequr nga skena, për t’iu përkushtuar shtatzënisë.

Mësohet se pas lindjes si nëna edhe e vogla janë në gjendje të mirë shëndetësore. /a.y/noa.al