Transmetuar më 16-08-2017, 07:58

U deshën gjashtë ditë punë, por më në fund David Beckham i’a doli që të ndërtojë kështjellën lego për të bijën Harper.

Ish-futbollisti është aq shumë i kënaqur, sa që fotografitë e punës së bërë i publikoi në Instagram.

Në profilin e tij në rrjetin social, ka fotografi nga nisja e punës, ku shihet i ulur duke studiuar me kujdes udhëzimet për ndërtimin e kështjellës.

Me vendosmëri ai arriti të gjejë vendet e plotë 4080 copave që formonin kështjellën e vajzës.

Pas gjashtë ditëve ai publikoi fotografinë e veprës së përfunduar duke shkruar, “Dikush do të ketë një surprizë të bukur në mëngjes”. /a.y/noa.al