Transmetuar më 15-08-2017, 23:52

Kthimi në punë pas pushimeve verore është disi i lodhshëm dhe stresues po ashtu. Por ka disa mënyra se si mund të përballohet i gjithë stresi i akumuluar pas pushimeve dhe relaksim.

Para se tё niseni ёshtё themelore tё organizoni punёn pёr javёn nё vazhdim nё bazё tё prioritetit: pёrgatisni njё check-list tё gjёrave qё do bёni kur tё ktheheni nё zyrё, duke u dhёnё pёrparёsi aktiviteteve mё urgjente, duke deleguar dhe shtyrё pёr mё vonё tё tjerat. 

Nё qoftё se ёshtё e mundur mos e planifikoni kthimin nga pushimet tё hёnёn. Nuk do bёjё gjё tjetёr veçse tё rrisё stresin. Mё mirё tё filloni nga e mёrkura e nё vazhdim, pёr njё fillim mё tё butё

Para se tё niseni pёr pushime verore, programoni disa ditё pushimi me njё distancё tё vogёl nga rikthimi nё zyrё pёr tё pasur njё mendim pozitiv dhe e bёn mё pak tё rёndё kthimin nё punё.

Kur tё hyni nё zyrё ёshtё e rёndёsishme edhe tё menaxhoni oraret, nё mёnyrё qё tё keni pak kohё tё lirё cdo ditё. Pёr shembull, ёshtё e mundur tё organizoni punёn gjatё ditёs me objektivin pёr tё dalё nё njё orar tё pёrshtatshёm pёr njё shёtitje, njё pije me miqtё ose njё ndeshje futbolli. Nё tё kundёrt mund tё merrni njё moment tё kohёs sё lirё edhe gjatё pushimit qё qoftё njё drekё nё parkun mё tё afёrt, njё moment relaksi tek estetitja ose njё kёrcim nё palestёr.