Transmetuar më 15-08-2017, 19:51

Në ceremoninë hedhjes së shortit të fazës së grupeve të “Champions League”, institucioni më i madh i futbollit në Evropë, UEFA do të japë çmimin e “lojtarit më të mirë të vitit”.

Ditën e sotme në sajtin e UEFA-s janë publikuar tre të përzgjedhurit për fitimin e këtij çmimi.

Ata nuk janë aspak të njohur, dhe bëhet fjalë pikërisht për Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Gianluiggi Buffon.

Kriteri i këtij çmimi që ndahet çdo vit në fillimin e edicionit të ri të Ligës së Kampionëve është ecuria në kompeticionin më të rëndësishëm evropian.

Edicionin e shkuar trofeun e bëri të vetin ylli portugez Cristiano Ronaldo. Këtë vit jemi në prite kush do jetë emri fitues.