Transmetuar më 15-08-2017, 18:20

Është një nga modelet më të famshme në botë dhe për këtë arsye Bella Hadid ishte përzgjedhur për të inauguruar numrin e shtatorit të “Vogue Arabia”.

20-vjeçarja, ndryshe nga setet e tjera fotografike që jemi mësuar ta shohim, këtë radhë shihet e mbuluar krejtësisht.

Fotografitë janë realizuar nga fotografi i njohur Karl Lagerfeld, i cili ka vendosur që ta sjellë Bella-n në një formë krejt tjetër, për të dhënë kështu një mesazh të fortë.

Publiku është ndarë në mendime: ka nga ata të cilët mendojnë se kjo është një kopertinë shumë ironike për mendësinë arabe, ndërkohë që të tjerë mendojnë se kjo kopertinë është bërë e tillë për të treguar tolerancën e përshtatjes në kultura të ndryshme duke zbatuar normat dhe moralet e vendit ku je.

Gjithsesi, të vërtetën mund ta tregojnë vetëm krijuesit pas kësaj kopertine, të cilët në fakt e arritën qëllimin kryesor: të gjithë po flasin për Bella-n e veshur. /b.l/noa.al/