Një pemë 200 vjeçare është rrëzuar ditën e sotme duke i marr jetën 11 personave. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ishullin portugez, Madeira.
Deri më tani 35 vetë numërohen si të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë që ishte në karrocë.
Sipas mediave lokale bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur gjatë festivalit fetar i quajtur “Festa da Senhora do Monte”, ku mblidhen mijëra vizitorë çdo vit nga e gjithë bota.
Pema e cila ishte 200 vjeçare u thye dhe ra mbi turmën e madhe të njerëzve që ndodheshin jashtë kishës në kodrat e fshatit Monte.
Policia dhe forcat e zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, së bashku me forcat e shpëtimit të Kryqit të Kuq. Njerëzit që u goditën nga pema po prisnin në rrugë që të fillonte mesha në kishë. /b.l/noa.al/