Transmetuar më 15-08-2017, 16:46

Dashuria nuk njeh moshë, seks apo forcë fizike! Këtë shprehje e ka konfirmuar një çift djemsh të fuqishëm në profesionet e tyre të cilët janë dashuruar me njëri-tjetrin.

Muskulozë dhe të dashuruar, ata sapo “tërbuan” internetin… Dikur tabu, sot një gjë normale.

Dhe duket se Venecia sapo bëri bashkë çiftin gay, bodybuilder-i gjerman Patrick Huber ka zgjedhur këtë vend për t’i propozuar për martesë të fejuarit të tij, ish-zhytësit suedez Johan Jimmy Sjodin.

Fotografitë i kanë postuar në profilet e tyre në Facebook dhe mësohet se janë njohur me njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Ata kanë filluar të njihen 17 muaj më parë dhe pas pushimeve në Venecia çifti kanë zgjedhur të jetojnë në Munich. /b.l/noa.al/