Transmetuar më 15-08-2017, 16:16

Përplasje në bordin e administrimit të Universitetit të Mjekësisë, mes ministres teknike të Arsimit, Mirela Karabina dhe anëtarëve të bordit, i cili përbëhet nga 7 anëtarë, 4 prej të cilëve nga ministria e Arsimit dhe 3 nga Universiteti.

Ministrja teknike, Mirela Karabina ka pushuar nga puna 4 anëtarë të bordit në Universitetin e Mjekësisë, që kanë qenë të emëruar nga ish-ministrja Lindita Nikolla dhe ka emëruar 4 të tjerë.

Mësohet se ndër to, është pushuar dhe Plarent Ndreca drejtor i UPT. Mbledhja e Bordit është zhvilluar ditën e sotme, ndërsa disa nga anëtarët e bordit ishin me pushime, duke u cilësuar në këtë mënyrë e paligjshme. 

Sot 4 anëtarët e zgjedhur nga Karabina janë mbledhur dhe kanë miratuar të katërt buxhetin, teksa duan të emërojnë edhe administratorin. Por sërish 3 anëtarët e Universitetit e kanë bojkotuar mbledhjen.

Për këtë situatë ka reaguar edhe Rektori Arben Gjata, i cili ka dërguar shkresa ministrisë dhe Kryeministrisë. Ditën e djeshme 7 drejtorë të MAS u kallëzuan në Prokurori me akuzën e "shpërdorimit të detyrës".