Transmetuar më 15-08-2017, 14:17

Një financier i ri është protagonist i një Odiseje të pazakontë për shkak të lodhjes së tij dhe një gabimi.

Britaniku Samuel Jankowsky, kishte pasur një sërë takime pune në Gjermani dhe donte të kthehej në shtëpinë e tij në Basildon të Essex në Angli, për të përqafuar bashkëshorten e tij Monique, shtatë muajshe shtatzënë.

Në shtëpi e prisnin edhe dy fëmijët e tij 1 dhe 6 vjeç, por e gjeti veten në anën tjetër të botës, në Las Vegas, pasi hipi në avionin e gabuar.

I bindur se kishte marrë avionin për në Stansted e zuri gjumi, por pas një ore zbuloi se avioni nuk ishte drejtuar për në Britaninë e Madhe.

Me mbërritjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 1 korrik, ai thotë se u trajtua si kriminel i rrezikshëm, duke u kontrolluar imtësisht, ndërsa u mbyll në qeli deri në momentin e kthimit, shkruan noa.al.

Personeli i kompanisë ajrore “Eurowings”, e cila kontrolloi tre herë biletën e tij nuk e kuptoi gabimin, kështu që Samuel vuri kufjet në vesh dhe fjeti.

“Kur hipa në avion m’u duk shumë më i madh për një udhëtim kaq të shkurtër, por nuk u shqetësova”, tregon ai.

Ndërkohë e shoqja Monique bëri ankesë ndaj personelit të kompanisë për paaftësi. /a.y/noa.al