Transmetuar më 15-08-2017, 14:04

Një gjendje misterioze shëndetësore ka bërë që një djali t’i rriten duart në përmasa të frikshme.

Tarik është 12 vjeç dhe jeton në Uttar Pradesh të Indisë, i ka duart e mëdha që kur ka lindur dhe mjekët ende nuk kanë arritur që të gjejnë diagnozën.

I riu thërritet nga banorët e zonës “djall” dhe se duart e tij janë kështu për shkak të një mallkimi. Tarik-un nuk e pranojnë në shkollë me pretendimin se do të trembë nxënësit e tjerë.

Që nga vdekja e babait të Tarik, familja nuk ka qenë në gjendje të përballojë vizitat tek mjekët për të pyetur rreth trajtimit. Megjithatë, Tarik është akoma optimist se një ditë do të shërohet.

 “Dua që ta shëroj këtë gjendje. Dua të bëhem si fëmijët e tjerë, të shkoj në shkollë çdo ditë dhe të luaj me fëmijët. Kam shpresë se një ditë duart e mia do të jenë normale”, shprehet djali. /b.l/noa.al/