Transmetuar më 15-08-2017, 13:29

Tom Cruise thuhet se ka thyer dy brinjë gjatë xhirimit të filmit më të fundit, “Mission Impossible 6”.

Një burim i afërt tha: “Dëmtimet janë më keq se i pari. Tom ka pësuar dëmtime serioze dhe tashmë i duhen disa muaj për të marrë veten”.

Fragmenti i filmit po xhirohej në  Blackfriars, në qendër të Londrës dhe tashmë Cruise duhet të kthehet në shtëpi në SHBA për trajtim.

Së bashku me aktorin ishte edhe Alec Baldëin e Rebecca Ferguson, të cilët do të përsërisin personazhet e tyre si Alan Hunley dhe Isla Faust.  

“Misioni Impossible 6” ishte planifikuar të shfaqej në verën e vitit 2018, por besohet se data mund të shtyhet deri në Krishtlindje për shkak të incidentit.