Transmetuar më 15-08-2017, 12:54

Aktori dhe moderatori i njohur i “Fiks Fare” Devis Muka feston sot ditëlindjen e tij.

Mes shumë urimesh sigurisht që nuk mund të mungonte një urim nga vetë ai për veten e tij.

As këtë herë ai nuk e ka lënë mënjanë humorin që e karakterizon. Devisi ka publikuar në Instagram një foto e përbri saj shkruan:

“Fiks 3 vjeç (me të vjetra 33). Falenderoj mamin dhe babin që nuk i zuri gjumi”.

Sigurisht në foton e postuar nuk mund të anashkalojmë tortën e vendosur në kokë, bibironin në gojë dhe treshin.

Epo si 3 vjeç si 33 njëlloj është, kështu që ai nuk ka faj.