Transmetuar më 15-08-2017, 12:48

Të gjithë të interesuarit dhe që kanë përvojë pune mund të interesohen. Kërkohen kopshtarë ekspertë të cilët duhet të punojnë në Londër, as më shumë dhe as më pak por për princin William dhe bashkëshorten e tij Kate, të cilët janë në kërkim të dikujt që të merret me kopshtin e Kensington Palace.

Oferta e punës e detajuar, u publikua në sajtin zyrtar të pallatit mbretëror anglez.

Të interesuarit duhet të kenë eksperiencë në sektorin në fjalë si dhe preferohet të kenë dhe patentë.

Kërkohet që të dinë të punojnë në ekip, të dinë të sillen me fisnikët dhe në total do të punojnë vetëm tre ditë në javë si dhe për eventet zyrtare, edhe në fundjavë nëse nevojitet.

Paga vjetore është 20943 sterlina ose rreth 24 mijë euro. /a.y/noa.al