Transmetuar më 15-08-2017, 12:35

Një “konkurrente” shumë e fortë e qyteteve bregdetare gjatë gushtit bëhet edhe qyteti i serenatave, Korça. Arsyeja? Sepse është Festa e Birrës.  

Për 5 ditë me rradhë Korça e bukur mirëpret vizitorë anë e mbanë Shqipërisë për të shijuar përveç se birrës, ushqimin tradicional, por edhe spektaklin e artistëve më të mirë të momentit.

Ashtu si edhe vitet e tjera pjesëmarrja ka qenë shumë e lartë, ku organizatorët janë kujdesur që të sjellin risi nga viti në vit për ardhur ndryshe tek publiku. Kjo festë ka mbledhur rreth vetes figura të njohura të botës së artit ashtu si kurse edhe të politikës.

Kurrsesi nuk mund të mungonte ish- kryetari i Bashkisë së Korçës njëherazi ish- zv. Kryeministri Niko Peleshi, i cili edhe pse nuk është më në rolin e organizatorit, ai është shndërruar dashur pa dashur në një nga protagonistët kryesor të mbrëmjes.

Ai është “zhveshur” nga kostumi i një politikani dhe si një korçar 24 karatësh ia ka marrë këngës. Së bashku me këngëtarin Devis Xherahu dhe figura të tjera të botës së medias dhe në shoqërinë e kitares, Peleshi dëgjohet teksa këndon serenatën korçare: "S’i nuk pati aspak mëshirë për lotët e mia”.