Transmetuar më 15-08-2017, 12:34

21 persona të akuzuar për krime lidhur me drogën u vranë gjatë 24 orëve të fundit në Filipine.

Bëhet fjalë për numrin më të madh të viktimave në një ditë të vetme, që nga nisja e “luftës së drogës”.

Kjo betejë u nis nga Presidenti Rodrigo Duterte, në korrik të vitit të kaluar.

Bilanci total është 21 të vdekur dhe 64 të arrestuar vetëm gjatë së hënës.

Ky aksion vjen pas një sërë operacionesh antidrogë, të zhvilluara në pjesë të ndryshme të provincës së Bulacan. /a.y/noa.al