Transmetuar më 15-08-2017, 10:29

Uji i valuar– Zieni një litër ujë dhe më pas hidheni në lavaman apo në bide, në mënyrë që të zhbllokoni dhe hiqni papastërtitë dhe yndyrën.

Sodë dhe uthull- Hidhni 5-6 lugë sodë buke dhe më pas shtoni 100 ml uthull dhe izolojeni enën mirë. Më pas shtoni dhe 160 ml uthull dhe lëreni të valojë. Lëngun e përftuar përdoreni në lavamanët e veshur dhe plot skorje dhe do të shihni që efekti është i paparë.

Kripa kokërr madhe- Është një mënyrë ekonomike dhe e thjeshtë. Në një enë hidhni pesë lugë kripë, shtoni pesë lugë të tjera sodë dhe një litër ujë dhe viheni për të zierë. Me masën e përftuar pastroni lavamanët, dorezat e tyre dhe gjithë pjesën e papastër, shkruan noa.al.

Detergjent për pjatat- Përzjeni pak detergjent për pjatat me ujë të ngrohtë, fërkoni pjesën që doni të pastroni dhe lëreni të veprojë për dhjetë minuta. Kjo është një zgjidhje jo vetëm për enët e kuzhinës, por mund ta përdorni edhe për të pastruar tualetin.

Limoni– Që të gjithë kemi një kokërr limoni në shtëpi, të cilin mund ta përdorim fare mirë për të larguar aromat e rënda. Mjafton të shtrydhni lëngun e tij dhe ta hidhni në pjesën që doni të pastroni, ose me gjysmën e kokrrës së limonit fërkoni pjesët e pista dhe lëreni të veprojë për ndonjë orë. Më pas shpëlajeni dhe do të shihni një rezultat të paparë. /a.y/noa.al