Transmetuar më 15-08-2017, 09:42

Kryeministri Edi Rama vlerëson iniciativën e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, lidhur me një dialog të brendshëm për Kosovën.

Ai e cilëson si një iniciativë për tu ballafaquar me të kaluarën në mënyrë frontale.

Në një intervistë të botuar sot në gazetën sebe ‘Blic”, ai shprehet se “E ndjej dhimbjen dhe vendosmërinë e Vuçiç për të zgjidhur problemin e Kosovës”.

Më tej ai shtoi se zgjidhja e problemit, është njohja e plotë e Republikës së Kosovës nga Serbia.

Rama tha në vijim, se “E di se kjo është më lehtë të thuhet sesa të bëhet kur e vendos veten në këpucët e Aleksandrit”.

Ai shprehu bindjen se marrëdhëniet me Serbinë janë më të mira se kurrë më parë dhe se është i lumtur për këtë.

Idenë e Ivica Daçiç për ndarjen e Kosovës, Rama e konsideron si një “propozim jokonvencional”, ashtu siç është edhe bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën, ose bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Po ashtu nënvizoi se gjërat duhet të përmirësohen çdo ditë dhe që të dy vendet janë në rrugë të mbarë. /a.y/noa.al