Transmetuar më 15-08-2017, 08:23

Historinë e dashurisë me bukuroshen bionde që i ka rrëmbyer zemrën, këngëtari i njohur Besnik Qaka e ka zyrtarizuar në fejesë.

Vokalisti i grupit NRG Band, Besnik Qaka, ka publikuar në Instagram, një fotografi ku shihet duke u puthur me partneren e tij.

Mësohet se Besniku i ka propozuar partneres së tij në momentin e perëndimit të diellit buzë detit.

Ai ka publikuar këto momente në Instagram, ku ka vendosur edhe simbolin e unazës së fejesës.

Ndonëse është përfolur disa kohë për fejesë, tashmë që është zyrtare, këngëtari ka vendosur që të publikojë vetë gjithçka. /a.y/noa.al