Transmetuar më 15-08-2017, 07:30

Gazetari i Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi publikon tre fotografi dhe flet për tre shpikje shqiptare.

Në një postim të bërë në profilin e tij në Facebook ai shkruan, tre shpikje shqiptare, praktike por të rrezikshme, në vitet 1919-20.

Më tej rendit:

-“Tren” me kuaj që rrëshqet mbi shinat e dekovilit të braktisur nga austriakët në rrugën Durrës-Tiranë.

-Urë mbi Shkumbin e periudhës osmane, por e përshtatur me një platformë druri dhe parmakë për transportin e motorizuar të ushtrive të huaja gjatë Luftës së Parë Botërore.

-Karuzel prej druri në Elbasan. Në foto janë infermieret dhe një oficer i Kryqit të Kuq Amerikan për të parë lodrën e çuditshme prej druri.

Por këtyre konstatimeve të tij u është kundërpërgjigur arkitekti i njohur Artan Shkreli, duke thënë se asnjëra nga të treja nuk është shqiptare.

Ai sqaron se dekovili me përjashtime të pakta është përdorur fillimisht nga italianët me kuaj ose buaj.

Sipas tij, austriakët vetëm në një rast kanë përdorur lokomotivën jo-klasike të dekovilit, por versionin modern me djegie të brendshme.

Po ashtu ai thotë se të gjitha urat osmane me kurriz gomari të papërshtatshme për automobile u shtruan me dysheme notuese me kapriata për pjerrësitë normale të automobilave “… kjo zgjidhje e përkohshme u përdor në rrugët e vjetra të Shqipërisë dhe krahinat e thella të Kosovës, Bosnjës e Epirit”.

Së fundmi Shkreli shkruan se, karuzele të tilla me dru kishte në gjithë krahinat e provincës së Turqisë Europiane. /a.y/noa.al