Transmetuar më 14-08-2017, 23:27

Një kompani sigurimesh është detyruar të paguajë më shumë se rreth 26 mijë dollarësh pasi 3 mijë gjela ngordhën nga frika që patën pasi panë një hardhucë.

Zvarraniku shkaktoi panik në fermën e mbajtjes së shpendëve duke ccuar në ngordhjen e 2848 zogjve nga asfiksia.

“Shkaku i ngordhjes së 2848 gjelave të siguruar, në rajonin e Tambov në Rusi, ishte asfiksia nga prania e një zvarraniku në kafazin e mbajtjes së gjelave,” – thuhej në një deklaratë në faqen e internetit.

Pasi u përball me rastin, ferma mori një shumë prej 26.300 dollarësh nga kompania e sigurimit.

Ndërmarrja ndërkombëtare menaxhon mbi 660 mijë gjela që mbrohen nga aksidentet, fatkeqësitë natyrore, sëmundjet dhe helmimet.