Transmetuar më 14-08-2017, 22:42

Një vajzë ka humbur jetën dhe 8 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti tragjik në një fshat në jug të Parisit.

Shkak i kësaj ngjarjeje është bërë përplasja e një automjeti, i cili përfundoi në ambientet e një picerie.

Sipas Russia Today, bëhet e ditur se 8 persona janë plagosur ndërsa drejtuesi i mjetit është kapur nga autoritetet e vendit.

Makina e tipit ‘BMW’ është përplasur me verandën e picerisë duke shkaktuar edhe aksidentin në fjalë, i cili mund të kishte përfunduar edhe më keq.

Pamjet e publikuara tregojnë tavolina dhe karrige të thyera, ndërsa makina ka hyrë brenda ambientit.

Shkaqet e ngjarjes kanë mbetur të paqarta, ndërsa policia franceze vazhdon hetimet. /k.k/noa.al