Transmetuar më 14-08-2017, 21:58

Një video rrëqethëse e publikuar së fundmi në internet, shfaq një grua xheloze e cila filmon veten duke tentuar të varë birin e saj, pasi dyshonte se bashkëshorti e kishte tradhtuar.

Nareumon Jampasert 28-vjeç, ka filmuar veten duke mbajtur të birin 1-vjeçar Theeradej Saisupan të cilit më pas i lidh një litar të zi rreth qafës dhe e mban të varur.

Vogëlushi i pambrojtur shihet duke lëvizur me këmbë e duar nga dhimbjet e mëdha, të cilin më pas e hedh në shtrat, ndërsa i vogli nis të qajë.

Pas publikimit të videos, burri i saj, Jakrit i çoi pamjet në polici, në Bangkok të Tajlandës të cilët ndërhynë menjëherë duke marrë fëmijën e vogël.

Pritet të merret vendimi për veprimin e nënës së re. /k.k/noa.al